Skip to content

Deputetja ben deklaraten e forte

Deputetja e pavarur dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ishte mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin “Prime News24”, ku ka komentuat përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë emisionit ajo e cilësoi situatën si një luftë, që sipas saj, duhet të vijojë pa ndërhyrjen e palëve të tjera, duke theksuar se duhet t’i lëmë në këtë rrugëtim që ata kanë nisur.

Related article  Ngjarje e rende ne France, disa te..

“Situata është e qartë, të dy flasin nga burgu, por njëri është brenda dhe tjetri jashtë burgut. Ka një luftë mes tyre dhe mendoj se duhet t’i lëmë të mbysin njëri-tjetrin. Nuk kemi pse shpëtojmë asnjërën palë, por t’i lëmë në këtë rrugëtim që kanë nisur dhe që nuk ka shenja të kthehet pas”, u shpreh ajo.

Related article  Vendos Qeveria – Hiqet taksa për çmimin e naftës – Kaq zbritet çmimi për litër

Po ashtu, Koçeku foli edhe për përçarjen brenda Partisë Socialiste, ku u shpreh se skizma të tilla kanë qenë të pranishme në PS edhe në periudhën kur ajo është larguar vet nga partia. Gjithashtu ajo paralajmëroj se situata aktuale do të shkaktojë përçarje të tjera në PS.

“Ishte e pashmangshme që do të kishte skizma të tilla politike. Një e tillë ishte në PS edhe kur u largova unë dhe pritet të ketë një ‘butterfly effect’ në vijim. Kjo që ndodhi pritej dhe besoj se do të zgjasë në kohë. Efektet e asaj që po ndodh do të ndikojnë edhe në krijimin e skizmave të tjera në PS”, deklaroi Koçeku.

Related article  Grida nuk është rrëzuar nga shkallët e Top-it, i ra të fikët tek grimi,
Published inNEWS