Pak orë para protestës, kryeministri Rama del me njoftimin e fortë

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Ervin Demo, bënë një deklaratë për shtyp, pak përpara se të nisin protestat e paralajmëruar për sot.

“Protesta qëllimet, arsyet dhe mbi të gjitha nevoja të asaj pjese të shoqërisë që ka nevojë për një qasje më agresive të qeverisë për shtrenjtimin e kostove të jetesës, janë fokusi absolut i qeverisë dhe do të ishte edhe më mirë që të kishim një dialog që kanë këto nevoja që të adresojnë këto nevoja.

Related article  Pas thirrjeve për t’u bërë kryeministër, Marin Mema reagon publikisht

Ne çështje orësh e ditshësh do të prezantojmë reflektimin për atë që se çfarë po na thotë kjo pjesë e shoqërisë, ku sheh nevojën dhe mënyrën për ta bërë këtë qeveri edhe më të vëmendshme.

Related article  E fundit! Një grua dhe një burrë gjenden të vdekur në orët e pasditës, policia jep detaje për rastet

Të gjithë ata që ushtrojnë dhunë, duhet të kuptojnë se aq sa ishte intensiv dhe i përqendruar apo i zgjatur terrori urban, mbi bizneset, aq do të jetë e zgjatur dhe këmbëngulëse ajo që vjen nga ana e shtetit.

Related article  Kërcet arma në vend! Policia shkon urgjentisht ne vendngjarje dhe gjen... (Detajet)

Kush mendon që gjunjëzon shtetin bën kalkulimin e gabuar, kush mendoj që maskohet pas studentit dhe bën punën e atyre që duan Shqipërinë e përçarë nga ana fetare duhet ta ketë të qartë që jo vetëm nuk do ia dalë, por do të paguajë në një sërë formash”, tha kreu i qeverisë.