Arrestohet 64 vjecari

Një ngjarje e pazakontë e dhunës në familje është raportuar në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një 64-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka lidhur bashkëshorten e tij pas një karrigeje, me qëllim që të shikonte një ndeshje futbolli pa u shqetësuar.

Sipas dokumenteve të policisë, Terry Ward akuzohet se e ka izoluar bashkëshorten në bodrumin e banesës së tyre, duke përdorur shirit ngjitës për ta mbajtur të lidhur.

Related article  Kyle Busch’s Wife Samantha Called Late NASCAR Driver the ‘Most Incredible Husband and Father’ in Instagram Post Marking His Final Birthday

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 11 tetor, në një banesë pranë Byrd Park, në Richmond. Policia është njoftuar atë mbrëmje për një konflikt familjar dhe ka mbërritur në vendngjarje për të verifikuar situatën.

Gruaja u ka treguar efektivëve se bashkëshorti e kishte lidhur pas karriges dhe e kishte lënë në bodrum për rreth 30 deri në 45 minuta, ndërsa vetë ishte ngjitur në katin e sipërm për të ndjekur futbollin.

Related article  Komplet e zhveshur e me plot pozita – Del video e yllit të showbizit

Gjatë ndërhyrjes, policët kanë konstatuar shenja në krahët e saj, si dhe mbetje të shiritit ngjitës, të cilat janë dokumentuar si pjesë e hetimit.

Related article  Kokat e tyre i kërkoi Rama! Detajet e furtunës në administratë, ja kush jep dorëheqjen deri të hënën (EMRAT)

Sipas autoriteteve, 64-vjeçari dyshohet se e ka pranuar veprimin gjatë komunikimit me policinë.

Terry Ward është akuzuar për heqje të paligjshme të lirisë, ndërsa paraqitja e tij në gjykatë është caktuar për më 10 nëntor.

Çështja mbetet në shqyrtim nga autoritetet amerikane, të cilat do të përcaktojnë përgjegjësinë e të akuzuarit për ngjarjen.