Edi Rama ka reaguar sërish për protestën që po zhvillohet ditën e sotme në Tiranë, teksa prej orës 12:00 mijëra qytetarë janë mbledhur në shesh.
Megjithatë kryeministri ka arritur të kapë një detaj të rëndësishëm, teksa shumë tubues futen dhe dalin nga selia e Partisë Demokratike. “Studentët në Universitetin e Dhunës, e shtunë, 24/10/2026, ora 15:30”, shkruan kryeministri në përshkrimin e videos.
Ndërkaq, më herët ishte kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla që bëri me dije se protestuesit shkojnë në selinë e PD-së dhe furnizohen me molotovë për të goditur kundër policisë.