Lajm i dhimbshëm! Ndahet nga jeta shkrimtari dhe drejtori i larte shqiptar, ish deputeti jep njoftimin e trishte

Është ndarë nga jeta shkrimtari, poeti dhe studiuesi Izet Duraku, një emër i njohur i letërsisë dhe gazetarisë shqiptare, i cili gjatë karrierës së tij mbajti edhe poste drejtuese në institucione publike.

Izet Duraku ishte një nga personalitetet e lidhura ngushtë me jetën kulturore të Kukësit dhe krahinës së Lumës, historisë dhe traditave të së cilës u kushtoi një pjesë të konsiderueshme të veprimtarisë së tij studimore.

Përveç krijimtarisë letrare, ai ka mbajtur edhe detyrën e drejtorit të Qendrës Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore, institucion shtetëror që merrej me dokumentimin dhe regjistrimin e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Related article  Termeti godet vendin turistik! Ja cfare dihet deri me tani (Detajet)

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur edhe nga shkrimtari dhe ish-deputeti Namik Dokle, i cili ka publikuar një mesazh lamtumire për mikun e tij.

“Do na mungosh ne, miqve, do na mungojë buzëqeshja jote, mendimi i mprehtë, dituria jote, debati i qetë dhe i mençur, dashamirësia”, shkruan Dokle.

Ai kujton gjithashtu përkushtimin e Durakut ndaj vendlindjes dhe kontributin e tij në letërsinë shqipe.

“Dheun të lehtë do ta kesh se e deshe aq shumë këtë tokë të shtrenjtë. Lamtumirë, mik i dashur!”, përfundon mesazhi i tij.

Related article  Kush po gjuan me gurë ndaj policisë? Blendi Fevziu identifikon të rinjtë e dhnshëm: Babai në emigrim, nëna që në mëngjes herët në punë

I lindur në vitin 1956 në Morinë të Lumës, Izet Duraku përfundoi shkollën e mesme në Kukës dhe më pas ndoqi studimet për letërsi në Universitetin e Tiranës. Fillimisht punoi si mësues, ndërsa më vonë iu përkushtua gazetarisë dhe krijimtarisë letrare.

Gjatë karrierës së tij punoi në gazetën “Bashkimi” dhe drejtoi për vite me radhë Radio Kukësin, duke qenë një nga emrat e angazhuar në jetën mediatike dhe kulturore të verilindjes së vendit.Në vitin 1985 botoi vëllimin e parë poetik “Drini i Bardhë”, ndërsa më pas vijoi me botime të tjera në poezi, publicistikë dhe studime historike e folklorike.

Related article  E fundit: Top-Channel bën veprimin e pabesueshëm nda Arjan Konomit pas përplasjes me Edi Ramën

Një vend të rëndësishëm në veprimtarinë e tij zuri edhe revista letrare “ILLZ”, të cilën e drejtoi për vite me radhë. Përmes saj, Duraku kontribuoi në promovimin e krijimtarisë së autorëve shqiptarë dhe të huaj. Krahas letërsisë, ai u angazhua në hulumtimin e historisë së Lumës, mbledhjen e materialeve folklorike dhe dokumentimin e traditave të kësaj treve, duke lënë pas një numër librash dhe studimesh.