Skip to content

Gazetarja e kronikes sapo ‘plasi’ deklaraten qe po ben buje ne rrjet

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar arrestimin e fundit të kryer nga SPAK, pasi Byroja Kombëtare e Hetimit, përmes agjentëve të saj, arriti të vërë në pranga Adi Çobon.

I shumëkërkuari në kuadër të operacionit “Ura” u arrestua një ditë më parë nga agjentët e BKH-së, një zhvillim që konsiderohet si një konfirmim i strategjisë së paralajmëruar nga drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, për zhvillimin e operacioneve sensitive përmes strukturave të veta hetimore, pa përfshirjen e Policisë së Shtetit, për shkak të dyshimeve mbi dekonspirimin e aksioneve.

Related article  Rama i tensionuar, përplaset ashpër me deputetin e PS-së

Duke komentuar këtë operacion, Lala analizon marrëdhënien mes SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit, duke theksuar se niveli i mosbesimit mes dy institucioneve është shumë i lartë. Sipas saj, ky zhvillim mund të sinjalizojë një fazë të re, ku edhe arrestimet e zyrtarëve apo politikanëve të nivelit të lartë mund të kryhen drejtpërdrejt nga agjentët e BKH-së, pa mbështetjen e policisë.

Related article  ‘Fox & Friends’ Brutally Warns Trump on Epstein: ‘Ticking Time Bomb’

“Kjo foto dëshmon klimën e thellë të mosbesimit mes SPAK dhe Policisë së Shtetit.

Për shkak të kësaj klime dhe dyshimeve se policia dekonspiron aksionet për kapjen e të shumëkërkuarve, BKH ka zbritur në terren duke arrestuar Adi Çobon, të shumëkërkuarin e parë të operacionit ‘Ura’.

Nesër BKH mund të trokasë në dyert e politikanëve dhe t’u vendosë prangat pa sinjalizuar fare Policinë e Shtetit“, shkruan gazetarja në një postim në Facebook.

Operacioni i fundit i SPAK, gazetarja bën deklaratën e fortë:
Published inNEWS