Regjisori i madh Saimir Kumbaro letër Edi Ramës: Të rinjtë kërkojnë një arsye për të mos ikur! Jep dorëheqjen, ja mënyra si të ikësh

Regjisori i njohur Saimir Kumbaro u është bashkuar figurave të njohura të skenës dhe ekranit, të cilët kërkojnë nga kryeministri Edi Rama të marrë përgjegjësi për situatën ku ndodhet vendi, dhe rrjedhimisht të japë dorëheqjen.

Ai i drejtohet me një letër të hapur kryeministrit dhe thotë se 25 vjet më parë ai u ka premtuar shqiptarëve një jetë me dinjitet, ndërsa sot, pas 25 vitesh e vë rininë përballë dhunës.

“Një shtet nuk matet nga ajo që premton, por nga mënyra se si i trajton të rinjtë kur nuk i duhen për votë. Ti po i trajton me dhunë dhe me përbuzje. Prandaj po të them atë që e thonë sot mijëra zëra jashtë pallatit tënd: JEP DORËHEQJEN”, shkruan regjisori Saimir Kumbaro.

Related article  Ambasada e ruse reagon me shpejtesi per akuzat e financimit te protestave

Më poshtë, letra e plotë e regjisorit Saimir Kumbaro për kryeministrin Edi Rama:

Letër e hapur Edi Ramës

Edi,

25 vjet më parë u premtove shqiptarëve një jetë me dinjitet. Sot, pas 25 vitesh, e vë rininë përballë dhunës. Të rinjtë e këtij vendi kërkojnë një arsye për të mos ikur, dhe ti u përgjigjesh me dhunë.

Related article  E FUNDIT/ Vendim ekstrem! Përjashtohet nga radhët ish-drejtori i Policisë së Shtetit në qytetin…

Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, i krahason me Francën. Kjo është fyerje. Në Francë, të rinjtë protestojnë sepse u mungon letra e tualetit dhe duan më shumë shërbime nëpër gjimnaze. Studentët shqiptarë protestojnë sepse nuk kanë shpresë. Ata nuk janë të pakënaqur me një shërbim, por me një vend që nuk u ofron të ardhme. Ta barazosh këtë me shqetësimet e një gjimnazisti francez do të thotë ose të mos e kuptosh, ose të mos duash ta kuptosh. Dhe të dyja janë të rënda për një kryeministër.

Related article  La pas një vajzë dhe vuante nga diçka të cilën askush…, ja kush është 46-vjeçarja që dyshohet se i dha fund jetës te “Liqeni i Thatë” (FOTO-EMRI)

Një shtet nuk matet nga ajo që premton, por nga mënyra se si i trajton të rinjtë kur nuk i duhen për votë. Ti po i trajton me dhunë dhe me përbuzje.

Prandaj po të them atë që e thonë sot mijëra zëra jashtë pallatit tënd:

JEP DORËHEQJEN!

Jep dorëheqjen, sepse je përgjegjës për gjithçka që po ndodh.

Saimir Kumbaro
Regjizor