735 pedagogë e akademikë firmosin deklaratën me 5 pika: Rama të dorëhiqet, të ndalet dh una

Komuniteti akademik i është bashkuar zyrtarisht dhe në mënyrë masive revoltës popullore. 735 pedagogë dhe emra të njohur të arsimit e jetës publike kanë nënshkruar një deklaratë rrufeshme me 5 pika, të iniciuar nga Forumi për Dialog Politik, ku kërkojnë me ngulm dorëheqjen e menjëhershme të Kryeministrit Edi Rama, formimin e një qeverie kujdestare dhe ndalimin e menjëhershëm të terrorit policor ndaj rinisë.

Mes 735 firmëtarëve spikasin figura të shquara si akademikët Stefan Çapaliku e Ardian Ndreca, Fatos Tarifa, Zyhdi Teqja, Andri Koxhaj, Petraq Milo, Gjok Vuksani, Fatos Qerimaj, Gentian Stroni, Enkeleda Olldashi, Kozeta Bakiu, Suzana Guxholli, Areti Stringa, Voltana Ademi, Enida Bozhegu, Lutfi Dervishi, si dhe anëtari i Senatit Akademik, Arbër Rendi.

Related article  I bllokon biznesmin me mijëra euro faqes që mbështeste protestat! Ai i nxjerr zbuluar

Të tronditur nga dhuna e pajustifikuar dhe shkelja e hapur e të drejtave të njeriut gjatë ditëve të protestës, pedagogët e kanë bërë të qartë se nuk mund të rrinë më spektatorë përballë shtypjes së studentëve të tyre.

Related article  “Pse njerëzit, të tjerë duan por me të tjerë martohen?”, e pyeti studenti… Mësuesi i jep përgjigjen e jetës!

5 Pikat e Deklaratës së Akademikëve:

I bëhet thirrje kryeministrit t’i hapë rrugë paqëtimit të vendit duke dhënë dorëheqjen. Kërkohet krijimi i një qeverie kujdestare për të siguruar stabilitetin institucional dhe respektuar vullnetin qytetar.

Policisë së Shtetit dhe trupave të rendit u kërkohet të ndalin menjëherë aktet e dhunës ndaj studentëve dhe të refuzojnë prerazi zbatimin e urdhrave të paligjshëm.

Related article  E BUJSHME/ Ndryshimet në Polici, kryepolici merr të drejtën e emërimit të drejtuesve

Përfaqësive diplomatike në Tiranë u kërkohet të ndërhyjnë publikisht për të ndalur shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore.

Protestuesve u bëhet thirrje të ruajnë bizneset dhe pronën publike e private, duke i hequr regjimit çdo alibi apo pretekst për të ushtruar dhunë e për të delegjitimuar revoltën.

Qytetarëve të Tiranës u kërkohet t’u dalin në zot të rinjve e të bëhen mburojë ndaj dhunës shtetërore, njëlloj si në ditët historike të rënies së diktaturës.