Skip to content

E motra sapo informoi per gjendjen e Muhametit qe u rr*zua dje

Motra e Muhamet Skanës, të riut që u rrëzua në tokë dhe u godit me shkop gome nga një efektiv policie gjatë protestës studentore, ka reaguar për gjendjen e tij shëndetësore, duke zbuluar dëmtimet e pësuara.

Përmes një mesazhi, ajo bëri të ditur se mjekët kanë konstatuar frakturë në shtyllën kurrizore dhe dëmtim në kafkë, ndërsa familjarët po qëndrojnë pranë tij dhe shpresojnë për përmirësimin e gjendjes.

Related article  Një ngjarje e rëndë është regjistruar brenda një familjeje Shqipatre!

Ajo falënderoi të gjithë personat që janë interesuar dhe kanë shprehur mbështetje për vëllain e saj, duke theksuar se në këto momente familja ka më shumë nevojë për lutje.

Related article  Dalin detajet! “E kemi bërë vetëm 100 herë…”/Nëna pranon se ka kryer

“Ne jemi me të, unë, mami, babi dhe motra po i qëndrojmë pranë. Ka të gjithë mbështetjen tonë dhe in shaa Allah do ia dalë”, shkruan ajo, duke shprehur shpresën se i riu do ta kalojë këtë situatë të vështirë.

Në mesazhin e saj, motra e Muhametit paralajmëroi gjithashtu se familja do ta ndjekë çështjen deri në fund për të kërkuar përgjegjësi ligjore për ngjarjen.

Related article  Zbardhen detaje te reja per ngjarjen qe shkaktoi nje vktime

“Pseudo policët që e bënë këtë gjë do dënohen dhe ne do e ndjekim deri në fund çështjen”, deklaroi ajo, duke nënvizuar vendosmërinë e familjes për të kërkuar drejtësi.

Published inNEWS