Skip to content

Gjashtë persona të vrarë në një lokal

Një shpërthim bombe në një kafene të mbushur me njerëz në pjesën qendrore të Damaskut la të vrarë të paktën gjashtë njerëz dhe 22 të tjerë pësuan lëndime, raportojnë mediat shtetërore siriane.

Ministria e Brendshme tha se një pajisje shpërthyese ishte vendosur brenda kafenesë, e cila ndodhet vetëm 100 metra larg Pallatit të Drejtësisë, ndërtesë e rëndësishme qeveritare në distriktin Hejaz të kryeqytetit sirian, raporton televizioni BBC.

Related article  Horoskopi financiar i korrikut: Shenjat që do të kenë fat me paratë, do lajne borxhet edhe

Asnjë grup nuk e mori menjëherë përgjegjësinë për sulmin, i cili ishte shpërthimi më vdekjeprurës në Damask që nga sulmi vetëvrasës ndaj një kishe në qershorin e vitit të kaluar, kur ishin vrarë 25 njerëz.

Related article  She Couldn’t Afford to Send Her Daughter to Camp. A Friend’s Family Made the Dream Come True

Mohammed al-Dahabi, pronar i një dyqani syzesh që ndodhet afër kafenesë ku ndodhi shpërthimi, tha se rasti i së enjtes ishte i ngjashëm me ato që ndodhnin në Damask gjatë luftës civile të Sirisë.

Related article  Protestat e vazhdueshme në Tiranë! REAGON Ambasada Amerikane

Gjatë një vizite në vendin e ngjarjes, guvernatori i Damaskut, Maher Marwan Idlibi, tha se ata që janë përgjegjës për gjakderdhjen në kafene do të ndëshkohen.

Published inNEWS