Skip to content

Reagom URGJENT Rama: Studentet duhen …

Mbledhja e qeverisë, e zhvilluar këtë të mërkurë, ka përfunduar në një kohë kur Tirana po përjeton ditën e dytë të protestës studentore, e shoqëruar me tensione dhe përplasje.

Sipas gazetares së Euronews Albania, Eksiola Shehu, gjatë mbledhjes kryeministri Edi Rama është shprehur se personat që kanë ushtruar dhunë gjatë protestës, sipas tij, nuk janë studentë. Për pjesën tjetër të protestuesve, të cilët i ka identifikuar si studentë, Rama ka deklaruar se duhet të dëgjohen.

Related article  Edi Rama shtang protestuesit! Ben urgjentisht reagim TE FORTE qe po shkund rrjetin!

Mbledhja ishte parashikuar të zhvillohej fillimisht në orën 17:30, por agjenda u ndryshua dhe mbledhja u zhvillua më herët, pas zhvillimeve të fundit lidhur me protestën.

Related article  “Do të marrin LEK, 10 paga nga shteti!”/ Qeveria Rama zbulon vendimin e mirë, ja kush përfiton…

Më herët, kryeministri Rama kishte hyrë në godinën e Kryeministrisë nga një hyrje e pasme, e përdorur nga stafi i mediave, pasi hyrja kryesore ishte blinduar në kuadër të masave të marra për protestën.

Related article  Ndahet nga jeta mjeku

Ndërkohë, protesta vijon në Tiranë, ku studentëve u janë bashkuar edhe gjimnazistë. Gjatë ditës së dytë të tubimit janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, ndërsa situata mbetet e tensionuar.

Published inNEWS