Skip to content

Gjenden probleme të mëdha tek Liqeni Artificial, ja cka ndodhur qe prej 2015

Tufa peshqish të ngordhur janë shfaqur në sipërfaqen e Liqenit Artificial të Tiranës duke rikthyer vëmendjen te gjendja e tij mjedisore. Pas kësaj situate qëndron një problem më i gjerë, i lidhur me ndotjen e ujit, shkarkimet e ujërave të patrajtuara dhe mungesën e masave konkrete nga institucionet përgjegjëse. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë një auditim ku ka gjetur se ka shkarkime ujërash të ndotur që nuk i janë nënshtruar trajtimit. Siç raporton Top Channel, në raportin e KLSH-së, në ujë është konstatuar lulëzimi i cianobakterit “Microcystis aeruginosa” që mund të çlirojë toksina gjatë shpërbërjes së qelizave.

Related article  Butoni në panelin e makinës që mund ta bëjë çdo udhëtim më të rehatshëm

“Dukuria e ngordhjes së peshqve në mënyrë masive dhe dalja e tyre në sipërfaqe për shkak të mungesës së oksigjenit e konfirmon gjendjen e degraduar”, thuhet në raportin e KLSH-së.

Në mungesë të një rrjeti kanalizimesh brenda territorit të parkut, disa prej subjekteve përdorin zgjidhje individuale, si gropat septike, të cilat, sipas raportit, nuk monitorohen nga institucionet shtetërore.

Related article  Arrèstohet politikani i njohur

KLSH evidenton gjithashtu se Bashkia e Tiranës nuk ka hartuar një plan menaxhimi për liqenin, që të përcaktojë përgjegjësitë dhe bashkëpunimin mes institucioneve vendore e qendrore. Sipas auditimit, ky plan do të duhej të garantonte zhvillimin e qëndrueshëm të zonës dhe identifikimin e ndalimin e shkarkimeve të ujërave të ndotura që përfundojnë në liqen.

Problematika shtrihet edhe te monitorimi mjedisor. Edhe pse Liqeni Artificial i Tiranës është pjesë e Programit Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit, KLSH konstaton se Agjencia Kombëtare e Mjedisit nuk ka kryer monitorime vjetore për të gjatë periudhës 2021–2024, madje as në vitet e mëparshme, të paktën që nga viti 2015.

Related article  Sot iu vunë prangat për ngacmim s*ksual, DETAJE:

Mungesa e bashkëpunimit mes institucioneve dhe mosmarrja e masave konkrete kanë penguar, sipas auditimit, zgjidhjen e problemit. Ndërkohë, shfaqja e peshqve të ngordhur në sipërfaqe rikthen shqetësimin për gjendjen e liqenit dhe pasojat që ndotja mund të ketë për mjedisin dhe qytetarët.

Published inNEWS