Sipas të dhënave nga Institutit i Gjeoshkencave, pasditen e sotme dhe ditën e nesërme në 9 tetor priten reshje intensive shiu, në qarqet Shkodër dhe Lezhë dhe Durrës.
Ndërsa në qarqet Kukës, Dibër dhe Tiranë parashikohen reshje mesatare deri lokalisht intensive. Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile në disa qytete mund të ketë përmbytje.
Njoftimi i plotë:
LEXO EDHE: Ish-banori i “Big Brother VIP”, në videot e Adi Hilës?
Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO), gjatë pasdites së sotme, 8 tetor, dhe ditës së nesërme, 9 tetor, priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Lezhë, si dhe reshje intensive në qarkun Durrës.
Në qarqet Kukës, Dibër dhe Tiranë parashikohen reshje mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në qarqet e tjera reshjet do të jenë kryesisht me intensitet të dobët deri mesatar.
LEXO EDHE: Tre ngjarje te renda trnditin Shqiperine
Reshjet, të cilat në shumicën e qarqeve pritet të jenë në formë shtrëngatash, mund të shkaktojnë vërshime të ujit në zonat urbane, përmbytje lokale dhe rrëshqitje të dherave, veçanërisht në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjet pranë lumenjve, përrenjve dhe zonave të rrezikuara, si dhe të mos kalojnë në rrugë të përmbytura.
LEXO EDHE: I fundit, vjen lajmi per naften dhe benzinen
Lutemi të ndiqni me vëmendje njoftimet zyrtare dhe udhëzimet e autoriteteve vendore dhe strukturave të mbrojtjes civile.
Në rast emergjence, telefononi numrat e emergjencës.
Më të sigurt së bashku!
