Skip to content

Lajm i madh per banoret ne kryeqytet

Deputeti socialist dhe njëherësh drejtues politik i Partisë Socialiste në Njësinë Nr. 11 në Tiranë, Damian Gjiknuri, ka sjellë një lajm të mirë për banorët e kësaj zone.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjiknuri ka bërë me dije se ka nisur procesi i legalizimit të objekteve përgjatë gjurmës së hekurudhës. Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka nxjerrë 100 vendimet e para për legalizimin e ndërtimeve informale, duke i dhënë zgjidhje një problematike të trashëguar prej vitesh.

Related article  He Just Ended Four Wars - Why Won’t the Media Talk About It?

“Lajm i mirë për banorët e Njësisë Nr. 11 Legalizimi i objekteve përgjatë gjurmës së hekurudhës ka filluar të bëhet realitet teksa Agjencia Shtetërore e Kadastrës lëshoi 100 vendimet e para. Një angazhim i marrë para qytetarëve të kësaj njësie që po përmbushet duke i dhënë zgjidhje një problematike të trashëguar”, shkruan Gjiknuri.

Related article  Në kërkim nga SPAK, arrestohet në Francë, biznesmeni shqiptar

Lista e përfituesve është publikuar në faqen zyrtare të ASHK-së, ndërsa procesi do të vijojë edhe për objektet e tjera të identifikuara në bashkëpunim me Hekurudhën Shqiptare.

Related article  Controversial Trump Portrait Replaced in State Capitol After White House Gets Involved

Verifikimi në terren dhe trajtimi i çdo rasti do të kryhet sipas përcaktimeve ligjore, me synim përfundimin e procedurave për të gjitha objektet që plotësojnë kushtet për legalizim.

Published inNEWS