Skip to content

Aksidenti i kamionit, dalin pamjet e ngjarjes

Një aksident i tmerrshëm trafiku në të cilin humbën jetën tre persona ndodhi të shtunën në mbrëmje në një autostradë në rajonin Pedroso të Paraguait.

Aksidenti ndodhi pak pas orës 8 të mbrëmjes kur një kamion që transportonte tulla me destinacion Asuncionin pësoi defekt në frena dhe u përplas me automjete të ndaluara në semafor.

Related article  Pastor, Who Wrote Book About Marriage and the 'Meaning of Commitment,' Accused of Having Multiple Wives

Pavarësisht përpjekjes së shoferit për ta kthyer kamionin majtas për të shmangur përplasjen, kjo nuk u bë e mundur, duke rezultuar në përplasjen e tij me tre automjetet e ndaluara. Sipas mediave lokale, përveç tre personave që humbën jetën, u plagosën edhe 10 pasagjerë të tjerë në automjete.

Related article  Which woman looks the oldest? This personality test claims to reveal something about your character

Shpejtësia e kamionit, pa frena, ishte e tillë që thuhet se u ndal 80 metra pasi goditi automjetet.

Aksidenti shkaktoi gjithashtu një zjarr dhe një ndërprerje të energjisë elektrike në zonën ku ndodhi tragjedia./Top Channel

 

Published inNEWS