Skip to content

Aksident tragjik, avioni përplaset me pemët dhe përfshihet nga flakët,

Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur këtë të diel pranë qytetit të Gundelsheim, në Gjermaninë jugperëndimore, ku një avion i vogël është rrëzuar, i cili u ka marrë jetën dy personave. Policia ka konfirmuar se të dy viktimat ndodheshin në bord në momentin e aksidentit.

Related article  Ngjarje e rëndë në Përmet, rrufeja vret 68-vjeçarin/ EMRI

Sipas mediave të huaja, pas rrëzimit avioni ka marrë flakë, ndërsa zjarri është vënë nën kontroll nga ekipet e emergjencës që mbërritën në vendngjarje. Aksidenti ndodhi pak para mesditës, pranë Gundelsheim, në rrethin Heilbronn, në landin Baden-Wurttemberg.

Related article  Gjykata Kushtetuese “godet” sërish, merret vendimi i bujshëm për Erion Veliajn: Alarmohet opozita

Mësohet se avioni ultra i lehtë po i afrohej një piste të vogël ajrore në Gundelsheim, ku për arsye ende të paqarta, ka dalë jashtë kontrollit. Fillimisht, ai është përplasur me një gardh, më pas ka goditur një pemë dhe në fund është rrëzuar në një vresht.

Related article  Hantavirus survivor shared terrifying reality of being infected – and her three key symptoms
Published inNEWS