Tre tërmete me magnitudë 4.7, 4.6 dhe 5.2 të shkallës Rihter kanë goditur Turqinë këtë të diel, konkretisht në orën 14:19, 14:36 dhe 14:43.
Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, epiqendra e tërmeteve është lokalizuar 21 kilometra në veriperëndim të Antirinit dhe 68 kilometra në perëndim të Kahranmarasit, ndërsa thellësia fokale e tyre vlerësohet në 10 kilometra.
Në një deklaratë të lëshuar nga Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë pas tërmeteve, thuhet: ”Deri më tani, nuk ka situata të pafavorshme. Punimet e vlerësimit në terren janë duke u zhvilluar. U shprehim urimet tona më të mira qytetarëve të prekur.”
Edhe guvernatori i Adanës, Mustafa Yavuz, deklaroi në një njoftim për shtyp: “Deri më tani, nuk na është raportuar asnjë incident negativ. Hetimet në vendngjarje po vazhdojnë.”
