Skip to content

Pamjet întime të Adi Hilës, Eksperti bën rrëfimin TRONDITËS të padëgjuar: “Kamera ishte …”

Pozicionimi i kamerës nga e cila dyshohet se janë siguruar pamjet intime të kompozitorit Adi Hila ngre pikëpyetje nëse ajo ishte vendosur për arsye sigurie apo për regjistrimin e materialeve.

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa foli për këtë çështje duke analizuar edhe mundësinë e hakerimit dhe mënyrën se si materiale të tilla mund të shpërndahen.

Softa ka ngritur pikëpyetje mbi qëllimin e vendosjes së kamerës, duke u ndalur veçanërisht te fakti se ajo ishte e orientuar drejt krevatit. Sipas tij, duhet bërë dallimi mes një kamere sigurie dhe një kamere të fshehtë.

Related article  Sophia Loren at 89 continues to captivate with her timeless elegance and grace

“Kamerat e sigurisë duhet të ndahen nga kamerat e fshehta. Këto të dytat vendosen sepse prona jote mund të rrezikohet apo abuzohet. Kur e përdor si një ambient privat, gjërat ndryshojnë. Kamera ishte e drejtuar drejt krevatit, jo, për shembull, në drejtim të kasafortës”, tha Softa.

Sipas tij, mënyra se si ishte pozicionuar kamera ngre dyshime mbi funksionin për të cilin ajo ishte vendosur.

Related article  Berisha paralajmëron një tjetër socialist: Do e heqin edhe atë

“Nuk ka qëllime sigurie, por marrje të pamjeve. Fakti që kemi pamje filmike që kanë intimitet, tregon se qëllimi i vendosjes së kamerave ishte i ndryshëm nga ai i sigurisë”, u shpreh eksperti.

Softa u ndal edhe te mundësia e një ndërhyrjeje të jashtme në sistem, duke theksuar se në rast hakerimi duhet të përcaktohet se si është realizuar hyrja dhe cili ka qenë qëllimi.

“Nëse flasim për hakerim, duhet të flasim për pse. Kur flasim për hakerim, dikush ka hyrë në sistem dhe ka thyer kodin e sigurisë. Kur personi në fjalë thotë ‘nuk kam pasur filmim’, duhet parë se si është hakeruar”, tha ai.

Related article  Transformim i papritur i ish banores se BBVIP

Eksperti shpjegoi gjithashtu se pamjet e regjistruara nga kamerat mund të ruhen në sisteme arkivimi, pa qenë e nevojshme që ato të monitorohen vazhdimisht nga një person.

“Nuk do të hyjë dikush 24 orë të kontrollojë një kamera që ke vendosur ti. Pamjet janë ruajtur diku si arkivë”, deklaroi Softa.

Published inNEWS