Elton Tozaj ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një transmetimi LIVE mbrëmjen e djeshme, teksa ka folur për Andi Murrën dhe disa pretendime që thotë se është duke i verifikuar.
Tozaj deklaroi se ka pasur një tentativë që ai të fshinte videot e publikuara, por bëri të qartë se nuk ka ndërmend ta bëjë këtë.
Në të njëjtën kohë, ai theksoi se deri në këtë fazë nuk po e akuzon drejtpërdrejt Murrën, pasi informacionet që i kanë mbërritur ende nuk janë verifikuar.
“Sa i përket Andi Murrës, ka pasur tentativa ‘fshi videot’. Nuk fshi asnjë video. Unë jam duke bërë verifikimet e mia. Nuk të kam akuzuar drejtpërdrejt, zotëri. Por nëse unë e gjej, i shkreti ti”, u shpreh Tozaj.
Ai tha se po verifikon një dëshmi që i ka mbërritur dhe se është në komunikim me dy persona, të cilët i përshkroi si nënë e bijë.
“Nëse unë gjej dhe vërtetoj atë dëshmi që ka ardhur, do ta ndaj direkt këtu me ju. Jam në biseda, kam një vajzë dhe një nënë. Janë nënë e bijë. Pres ta verifikoj”, vijoi ai.
Në fund, Tozaj iu drejtua drejtpërdrejt Murrës me një paralajmërim: “Por nëse është e vërtetë… ‘vëllai’, ti do të kalbesh në burg!”
Tozaj nuk bëri të ditur gjatë kësaj pjese të transmetimit se çfarë përmban konkretisht dëshmia që pretendon se po verifikon.
