Skip to content

Vjen lajmi i fundit cfare i ndodhi sot Eraldo Fizit

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi arrestin me burg Eraldo Fizin, ish-bashkëshortit të Xhuana Nikollajt, 25-vjeçares nga Lezha që kreu vetëvrasje në mars të këtij viti. Fizi akuzohet si shkaktari kryesor i ngjarjes së rëndë.

Autoritetet dyshojnë se ai ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe se veprimet e tij kanë ndikuar në ngjarjen që çoi në vetëvrasjen e 25-vjeçares.

Sakaq mësohet se Eraldo Fizi para hetuesve ka pranuar se një ditë para vetëvrasjes së Xhuana Nikolli e ka dhunuar fizikisht. Megjithatë bëhet me dije se Fizi ka kundërshtuar i bindur se ai ka dhunuar vetëm një herë Xhuana Nikollin dhe jo sistematikisht, ndryshe nga ajo seç pretendohej deri tani. Po ashtu thuhet se ai ka shfaqur pendesë për ngjarjen e rëndë dhe është dakordësuar me masën e sigurisë deri në përfundimin e hetimeve, të cilat priten të zbardhin tragjedinë.

Related article  Qetsori ben reagimin e forte

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur më 10 mars, kur Xhuana Nikolli i dha fund jetës së saj në lule të rinisë duke konsumuar fostoksinë. Ngjarja e rëndë tronditi jo vetëm Lezhën, ku Xhuana u rrit dhe u dashurua me shkaktarin e vdekjes së saj, Eraldo Fizin, por mbarë Shqipërinë, e më së shumti Tiranën ku e reja kreu aktin e rëndë në apartamentin me qira ku ajo jetonte me shoqet e saj.

Related article  Lajmi i fundit – Ngjarje tronditëse brenda familjes

Hetimet e bëra rreth kësaj tragjedia nxorrën në pah dhunën fizike e kërcënimet që Eraldo Fizi ushtronte ndaj Xhuanës, pasi kjo e fundit refuzonte të bashkohej me të. Në qershorin e 2025 Xhuana kurorëzoi dashurinë e saj me Eraldon dhe veshi fustanin e nusërisë që i solli asaj vdekjen.

Vetëm pak muaj pas martesës, konfliktet mes çiftit të ri zëvendësuan dashurinë e të rinjve, që dashuruan njëri-tjetrin që në bankat e gjimnazit. Për pasojë të konflikteve të vazhdueshme, Xhuana dhe Eraldo u dakordësuan të ndaheshin e secili të vijonte jetën e tij.

Related article  Aksidenti i rende i merr jeten Lavdijes

Mirëpo ky i fundit nuk hoqi dorë kurrë nga Xhuana, edhe pas ndarjes ai e ndiqte 25-vjeçaren dhe me këmbëngulje kërkonte të ribashkohej, e cila u bë dhe shkaku i vdekjes së të resë.

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, Eraldo Fizi u shpall në kërkim nga policia, e cila në mesin e marsit të 2026 ushtroi dhe kontrolle në banesën e tij në Lezhë, por nuk e ka gjetur. Fizi u vetëdorëzua në polici në 30 shtator.

Published inNEWS