Një mësuese 61-vjeçare ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë, një mësues 44-vjeçar dhe një fëmijë, janë plagosur pas një sulmi me thikë në një shkollë në Staškov, në veriperëndim të Sllovakisë.
Shërbimet e emergjencës bënë të ditur për AFP se 61-vjeçarja ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra në sulm. Ndërkohë, fëmija i plagosur ndodhet në gjendje kritike, ndërsa një tjetër mësues, 44-vjeçar ka marrë një plagë thike në gjoks. Të dy janë transportuar në spital për trajtim mjekësor.
LEXO EDHE: Shprthim masiv në fabrikën e fishekzjarrëve
Policia sllovake njoftoi se situata tashmë është nën kontroll. Sipas raportimeve të mediave lokale, autori i dyshuar i sulmit besohet të jetë rreth 14 vjeç.
LEXO EDHE: arrestohet mësuesi 60-vjeçar në Lushnje
Presidenti i Sllovakisë, Peter Pellegrini, reagoi pas ngjarjes, duke shprehur tronditjen dhe dhimbjen për incidentin tragjik.
“Jam thellësisht i trishtuar nga incidenti tragjik që ndodhi në shkollën Staškov”, tha Pellegrini, duke shtuar se ishte i tronditur që bëhet fjalë për një tjetër rast ku një nxënës ka sulmuar mësuesit dhe një shok klase.
LEXO EDHE: Tre operacione policore në 24 orë në Kukës, 3 në pranga, sekuestrohen armë dhe kanabis
Edhe kryeministri Robert Fico shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimës. Ai tha se po monitoronte situatën pas incidentit tragjik. Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e sulmit.
