Skip to content

Detaje te reja per ngjarjen dritheruese ne Lushnje

Një mësues 60-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se i ka dërguar mesazhe me përmbajtje ngacmuese seksuale një nxënëseje 13-vjeçare.

Sipas të dhënave paraprake, kanë qenë prindërit e vajzës ata që kanë zbuluar mesazhet dhe më pas kanë njoftuar policinë. Pas kallëzimit, policia ka nisur veprimet hetimore, ndërsa mësuesi është vënë në pranga.

Related article  E bujshme! Kjo grua do ta paguaje nje burrë 2000 paund, arsyeja do ju lërë pa mend

Ngjarja ka tronditur banorët e fshatit Zhamë Sektor, të cilët e njohin prej vitesh 60-vjeçarin. Banorët shprehen të habitur nga arrestimi, duke thënë se deri më tani e kanë njohur si një person të rregullt dhe të qetë.

Related article  Detajet e perditesuara te ngjarjes

“Për Madrititin i fusja duart në zjarr, se e njihja nga afër, sidomos babin e atij, profesor, njeri i kulturuar, nuk e di çfarë të them”, tha kryeplaku i fshatit, Hekuran Balla.

“Që të përfundonte ai burrë në këtë ekstrem nuk besonte njeri, vija duart në zjarr për atë”, tha roja i shkollës, Mustafa Rustami.

Related article  E TRISHTË, aksidenti tragjik ne vend i pret jetën në mes gazetarit 26-vjeçar, vdes tragjikisht

Hetimet tashmë pritet të zbardhin rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa autoritetet do të verifikojnë përmbajtjen e komunikimeve dhe të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.

Published inNEWS