Për ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët ndërsa përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës e pasdite. Pas orëve të pasdites mot kryesisht i kthjellët.
Ndërsa temperaturat variojnë nga 6 deri në 29 gradë celcius.
Në zonën e jugut përgjatë relieveve malore reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta në formë pikash në orët e mesditës e pasdites.
Mjegull lokale/ mjegullinë në orët e para të mëngjesit në zonat malore dhe luginore.
Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 14m/s.
Valëzimi në dete i forcës 1-3 ballë.
