Skip to content

Trònditet vendi nga nje tjeter ngjarje e rende, vrîtet i riu ne mes te Tiranes

Policia e Tiranës ka arrestuar një 50-vjeçar, i cili dyshohet si autori i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Marko Boçari”, ku ka plagosur me thikë një 49-vjeçar. Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi Toni Nake, 50 vjeç, i cili dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës 49-vjeçarin Kreshnik Cara.

Related article  I FUNDIT! STUHI të forta pritet të godasin Shqipërinë të premten, ja ZONAT më të rrezikuara

I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të plagëve të shumta të shkaktuara nga mjeti prerës. Mësohet se 49-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

49-vjeçari i cili u plagos me thikë mbrëmjen e sotme në Tiranë ka ndërruar jetë në spital.

49-vjeçari Kreshnik Cara u plagos me thikë pas një konflikti pranë shkollës Petro Nini.
Ndërkohë autori 50-vjeçar Toni Nake është arrestuar nga policia pas ngjarjes.

Related article  Kujdes ne kete qytet ne Shqiperi, Kthehet dimri në kulmin e nxehtësisë së korrikut, ja çfarë ndodhi

Njoftimi i Policisë:
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Marko Boçari” ishte dëmtuar me mjet prerës shtetasi K. C., 49 vjeç, shkuan në vendngjarje për të sqaruar autorësinë dhe rrethanat e rastit.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe veprimeve të shpejta hetimore e operacionale, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi T. N., 50 vjeç.

Related article  Beyond the Spotlight: Why Barron Trump’s 18th Birthday Revelation Has Sparked Intense Public Discussion

Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se 50-vjeçari ka plagosur me mjet prerës 49-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta. I dëmtuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Published inNEWS