Skip to content

Kryebashkiaku i Nju Jorkut e quajti kriminel lufte, Netanyahu e sulmon: Mbështet përbindëshat terroristë të Hamasit

 

ryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka sulmuar kryebashkiakun e Nju Jorkut, Zohran Mamdani, pak para nisjes së tij drejt qytetit, ku do të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Në një video të publikuar në X, Netanyahu akuzoi Mamdanin se mbështet Hamasin dhe se nxit veprime kundër komunitetit hebre në Nju Jork.

Related article  Lajm ekskluziv: Eksperti jep lajmin e rëndë për gjithë PENSIONISTËT: Po s’doli, une s’dal më!

“Turp për ty, zoti Mamdani”, u shpreh Netanyahu, duke shtuar: “Turp për ty që mbështet përbindëshat terroristë të Hamasit që masakruan popullin tonë. Turp për ty që nxit trazira kundër hebrenjve të Nju Jorkut”.

Related article  Ngjarje tronditëse në vend/ Një 19-vjeçar gjendet i pajete, dyshohet se …

Netanyahu tha gjithashtu se gjatë qëndrimit të tij në OKB do të paraqesë versionin e tij për zhvillimet në Lindjen e Mesme, si dhe për akuzat që ka bërë ndaj kryebashkiakut të Nju Jorkut.

“Do të vij në OKB. Do të them të vërtetën për ushtarët tanë heroikë. Dhe do të them të vërtetën për ty”, deklaroi kryeministri izraelit.

Related article  Dasmoret perfshihen ne aksidentin e frikshem

Nga ana tjetër, në një intervistë për CNN, Mamdani e ka cilësuar Netanyahun si “kriminel lufte” dhe e ka akuzuar për zhvillimet në Gaza.

 

Published inNEWS