Skip to content

E fundit! PLGOSET polici që tentoi të qetësonte sherrin, 4 të arrestuar

Një përleshje mes katër personave është regjistruar ditën e sotme në Prizren, ku ka mbetur i plagosur me thikë një punonjës policie. Ai ndodhej në vendin e ngjarjes dhe ndërhyri për të ndalur konfliktin, gjatë të cilit të dyshuarit raportohet se kishin me vete një armë zjarri dhe një thikë.

Related article  Nderron jete biznesmeni shqiptar

Sipas raportimeve të mediave në Kosovë, polici, me detyrë hetues, reagoi menjëherë sapo konstatoi përplasjen, duke u përpjekur të vinte situatën nën kontroll dhe të ndante personat e përfshirë.

Gjatë ndërhyrjes, ai u lëndua nga thika. Megjithatë, sipas të njëjtave raportime, hetuesi arriti të neutralizonte situatën, pavarësisht plagosjes së tij.

Related article  E fundit! Vjen lajmi i trishtë për këngëtaren Genta Ismaili, dalin detajet e trishta

Njëri prej të dyshuarve kishte në posedim një armë zjarri, ndërsa një tjetër mbante një mjet të mprehtë. Në informacionin e raportuar nuk bëhet e ditur nëse arma e zjarrit është përdorur gjatë përleshjes.

Related article  E fundit! Moti merr kthesën e papritur/ Rikthehen stuhitë, dëbora, ja cfare na pret ne vijim

Pas mbërritjes së njësive të tjera policore, të katër personat e përfshirë në konflikt janë arrestuar. Gjithashtu, policia ka sekuestruar armën e zjarrit dhe thikën e gjetur në vendin e ngjarjes.

Published inPetravu