68-vjeçari Hysni Patushi është marrë në pyetje nga grupi hetimor dhe ka deklaruar se kishin konflikte herë pas here, pasi sipas tij, gruaja Lumturie Patushi qëndronte te shtëpia e vajzës dhe jo në banesën e tyre në “Don Bosko”.
Ai u tha hetuesve se i kërkonte gruas të shkonte në shtëpinë e tyre, por ajo nuk pranonte. Paraditen e sotme, ai e ka marrë në telefon dhe, sipas tij, gruaja i ka thënë se ndodhej te TEG-u.
68-vjeçari ka shkuar dhe e ka gjetur në shtëpinë e vajzës dhe sipas tij, ajo e kishte gënjyer.
“Në debat e sipër e kam goditur me thikë në zemër”, citohet të ketë dëshmuar ai në polici.
Zbardhet dëshmia e Hysni Palushit, 68-vjeçarit të arrestuar për vrasjen me thikë të bashkëshortes së tij, 58-vjeçares Lumturie Patushi, në Tiranë.
“Në debat e sipër e kam goditur me thikë në zemër”, ka dëshmuar ai në polici pas arrestimit.
Gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor, 68-vjeçari deklaroi se mes tij dhe bashkëshortes kishte konflikte të herëpashershme. Sipas versionit të autorit, shkak për debatet ishte fakti se Lumturie Patushi qëndronte në shtëpinë e vajzës dhe jo në banesën e çiftit në zonën e “Don Boskos”.
Palushi u ka thënë hetuesve se i kishte kërkuar disa herë bashkëshortes që të kthehej në shtëpinë e tyre, por ajo nuk kishte pranuar. 58-vjeçarja qëndronte në banesën e vajzës, ku kujdesej edhe për dy nipërit.
68-vjeçari ka rrëfyer se paraditen e ngjarjes e kishte telefonuar bashkëshorten dhe, sipas tij, ajo i kishte thënë se ndodhej në zonën e TEG-ut.
Më pas, ai ka shkuar në shtëpinë e vajzës, ku ka gjetur bashkëshorten. Sipas deklarimeve të tij para hetuesve, fakti që e gjeti aty dhe jo në vendin ku ajo i kishte thënë se ndodhej, ka sjellë një tjetër përplasje mes tyre.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:20, në rrugën “Panorama”, në një kompleks banimi pranë shkollës “Harry Fultz” në Tiranë.
Lumturie Patushi u godit me thikë dhe u transportua e plagosur në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
Pas krimit, bashkëshorti i saj u largua nga vendngjarja. Policia e lokalizoi dhe e arrestoi disa orë më vonë në zonën e Kamzës. Dyshohet se ai mund të ketë qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes.
Policia ka sekuestruar një thikë pranë pallatit ku ndodhi ngjarja, e cila dyshohet se është përdorur në krim. Sipas të dhënave të deritanishme, 68-vjeçari hodhi thikën në rrugë, përpara se të largohej nga vendngjarja.
Në momentin e ngjarjes, dhëndri i familjes ndodhej pranë zonës. Ai është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e krimit.
Për zbardhjen e plotë të dinamikës pritet të merren në pyetje edhe dy nipërit, të moshës 10 dhe 14 vjeç. Për shkak të moshës, dëshmitë e tyre do të merren në praninë e psikologut, për të sqaruar se çfarë mund të ketë ndodhur mes gjyshërve përpara ngjarjes.
Hysni Palushi rezulton se ishte arrestuar edhe në vitin 2017 për dhunë në familje.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
