E papritur, zbulohet destinacioni dhe agjenda e Ramës jashtë vendit.
Kryeministri Edi Rama do të largohet nga Shqipëria për një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa tashmë janë zbardhur detajet e udhëtimit dhe agjenda që e pret përtej Atlantikut.
Destinacioni kryesor do të jetë Nju Jorku, ku Rama do të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Kryeministri do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, si dhe nga delegacioni zyrtar shqiptar.
Gjatë qëndrimit në SHBA, Rama pritet të marrë pjesë në hapjen e Debatit të Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku do t’u drejtohet të pranishmëve me një fjalim.
Por axhenda nuk përfundon këtu. Gjatë vizitës disaditore janë parashikuar edhe pritje zyrtare, aktivitete të nivelit të lartë dhe takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombëtare.
Një pjesë e vizitës do t’i kushtohet edhe shqiptarëve që jetojnë në SHBA, pasi Rama pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të diasporës shqiptare.
