Skip to content

E FUNDIT – Ndryshim i bujshem, largohet nga detyra nje emer i njohur, zevendesohet nga … (EMRI)

Këshilli i Ministrave ka liruar nga detyra drejtorin e përgjithshëm Altin Jani dhe ka emëruar në këtë post Ermal Jaurin.

Qeveria ka bërë një ndryshim në drejtimin e Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, institucionit që vepron në fushën e mbrojtjes së informacionit të klasifikuar.

Këshilli i Ministrave ka liruar nga detyra drejtorin e përgjithshëm Altin Jani dhe ka emëruar në këtë post Ermal Jaurin.

Related article  Keto zona ne Tirane do te bllokohen, ja se ku ndodh

Jani mbante postin e drejtorit të përgjithshëm që prej vitit 2024, ndërsa ishte pjesë e Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar që prej vitit 2012.

Njoftimi i plotë:

Për lirimin dhe emërimin në detyrë të drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar

Related article  U vra dhe u hodh në pus për një borxh 500 euro, flet bashkëshortja e 31-vjeçarit shqiptar

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës; të shkronjës “ç”, të pikës 1, të nenit 67, dhe të nenit 66, të ligjit nr. 10/2023, “Për informacionin e klasifikuar”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Related article  Jep dorëheqjen kreu i partisë së madhe shqiptare

Vendosi:

Z. Altin Jani, drejtor i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Ermal Jauri emërohet drejtor i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Zëvendëskryeministër
Albana Koçiu

Published inNEWS