Skip to content

Keto zona ne Tirane do te bllokohen, ja se ku ndodh

Ditën e dielën Tirana do të presë “Triathlon”, një nga garat sportive që bashkon tre disiplinat më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm, vrap.

Në kuadër të zhvillimit të këtij aktiviteti, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për menaxhimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të garës.

Masat synojnë garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit, si dhe sigurinë e pjesëmarrësve dhe qytetarëve gjatë orëve të zhvillimit të “Triathlon”.

Related article  SPAK urdhëron kontrolle te ish kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda

Rrugët që do bllokohen janë si më poshtë:

Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Tiranathlon 2026”, në parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, në datën 27.09.2026 nga ora 08:00 deri në orën 13:00, sipas segmenteve rrugore si më poshtë:

– Rruga “Daxhit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Xhelal Molla”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën e “Vrapëve”); duke përfshirë edhe rrugën “Dëshmorët e Helikopterëve”.

– Blv Zhan D’Ark, Blv. Bajram Curri (segmenti nga ura Shkozë–ura në kryqëzimin me rrugën “Selman Riza” dhe rrugën “Kastriot Feska”.

Related article  Pèrplaset nga një makinë deputetja, përfundon në spital në gjendje krîtike

– Rruga interurbane kryesore (TEG–Ura Shkozë);

-Segmenti i Unazës së Madhe të qytetit (nga nyja e “Rrethrrotullimi i Freskut”-TEG), ku devijimi i automjeteve do të bëhet për në rrugën e “Rrethrrotullimit të Freskut” me dalje për në rrugën “Xhanfize Keko”

Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të devijohet si më poshtë:

– Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” devijohet te ura “Brrylit përkohësisht.

Related article  E papritur, Zbulohet kryeorganizatori i protestave

– Linja Nr. 10/C “Rrethrrotullimi Shkozë – Ish Fusha e Aviacionit”, pezullohet përkohësisht.

Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë itineraret e mësipërm.

Ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit, Investimeve dhe Monitorimit të Punëve Publike, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, Drejtoria e Përgjithshme e Promovimit të Qytetit, Tirana Parking dhe Policia Bashkiake, në bashkëpunim me Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore, për zbatimin e kësaj urdhërese.

Published inNEWS