Ndryshime në qeveri! Edi Rama i jep postin e madh ish ministres së njohur

Evis Kushi pritet të jetë nënkryetarja e re e Kuvendit, duke zëvendësuar në këtë detyrë Klodiana Spahiun. Ndryshimi është njoftuar gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Sipas burimeve, Kushi do të propozohet për postin e nënkryetares së Kuvendit, ndërsa Klodiana Spahiu pritet të largohet nga kjo detyrë për të marrë drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Related article  Hoqi dorë nga bota e kinemasë në moshën 51-vjeçare për milionat e portaIeve për të rritur, aktorja e njohur zbulon: Jam e lirë

Lëvizjet janë bërë të ditura gjatë mbledhjes së socialistëve, në kuadër të ndryshimeve në postet drejtuese.

Evis Kushi rikthehet kështu në një pozicion të rëndësishëm institucional, pasi më herët ka mbajtur postin e ministres së Arsimit dhe Sportit.

Related article  Ja kush është 50-vjeçari nga Mirdita që u përplas për vdekje në Lezhë! Baba i dy djemve dhe një vajze (FOTO)

Ndërkohë, kalimi i Klodiana Spahiut në krye të Ministrisë së Shëndetësisë sjell edhe nevojën për zëvendësimin e saj në drejtimin e Kuvendit.