Skip to content

Nuredin Dumani e rrahu brënda burgut 313, polici befason me deklaratën:

Rexhep Sinaj, efektivi i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve, ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me incidentin që u regjistrua disa ditë më parë në në paraburgimin nr. 313 në Tiranë, ku ai është dhunuar nga bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani.

Sinaj gjatë dëshmisë së tij ka treguar se paraditen e 7 gushtit po shkonte për të marrë shërbimin në sektorin “C”, në katin e dytë të paraburgimit, ku teksa po ngjiste shkallët me një qese ushqimesh në duar, është përballur me Dumanin.

Related article  Java e ferrit në Europë, vala e të nxehtit afrikan zhvendoset drejt Ballkanit me temperatura deri në 43°C! Ja çfarë pritet të ndodhë në Shqipëri

Më pas ai pretendon se i penduar i drejtësisë e ka goditur me një kovë me ujë dhe më pas e ka qëlluar me grusht.

“…në duar po mbaja një qese me ushqime dhe, teksa po ngjisja shkallët drejt katit të dytë, në korridor ka dalë Nuredin Dumani dhe më ka goditur me një kovë uji, duke më lagur të gjithin. Në këtë moment më kanë rënë nga duart edhe ushqimet. Ndërsa Dumani më ka qëlluar edhe me grusht, duke më çarë në pjesën e hundës…”, ka dëshmuar efektivi.

Related article  Search results for: RFK Jr. says sperm counts among men in the 1970s were reportedly double those of today’s teenage boys, warning of a crisis

Po ashtu, Sinaj ka treguar se përplasjet me Dumanin nuk kishin nisur atë ditë, pasi gjatë shërbimit ishte përballur herë pas here me ofendime të rënda nga ana e të burgosurit ndaj tij dhe familjes së tij.

Related article  Josh Duggar Prison Sentence Extended as He Is Put in Solitary, Claims Cousin Amy amid Appeal of Child Sex Abuse Conviction

Efektivi i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve, Rexhep Sinaj më 7 gusht të këtij viti u dhunua nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, në ambientet e paraburgimit nr. 313 në Tiranë.

Published inNEWS