Skip to content

Aksidenti i rëndë, 19-vjeçari ndërron jetë në Spitalin e Traumës

Ka bdërruar jetë në Spitalin e Traumës 19-vjeçari me iniciale I.Sh., nga Fieri që u plagos rëndë një ditë më parë në aksidentin në aksin Mbrostar–Levan.

I riu udhëtonte me një automjet tip “Volkswagen”, drejtuesi i të cilit humbi kontrollin. Makina doli jashtë rrugës dhe përfundoi në kanalin anësor.

Related article  Edi Rama u ngre dronin protestuesve dhe zbulon detajet e forta, i bën thirrje e botës: Ta dini mirë që unë…

Pas aksidentit, 19-vjeçari u dërgua fillimisht në Spitalin Rajonal të Fierit, ku iu krye një ndërhyrje kirurgjikale. Për shkak të gjendjes së rënduar, ai u transferua më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

Related article  Ndahet nga jeta ish-ministri i njohur

Nga e njëjta ngjarje mbetën të lënduar edhe dy persona të tjerë, të cilët ndodheshin në automjet.

Policia, së bashku me ekspertët e kriminalistikës, po vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe arsyen pse drejtuesi humbi kontrollin e mjetit.

Related article  Detaje te reja dalin ne drite per ngjarjen ne Porto Palermo
Published inNEWS