Skip to content

Tjeter ngjarje e rende, burri i merr jeten gruas se tij

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në Kosovë, ku një tjetër grua ka mbetur viktimë nga duart e bashkëshortit të saj. Sipas asaj që mediat kosovare raportojnë, mësohet se një 80-vjeçare është gjetur pa shenja jetë në banesë.

Referuar nga informacionet e para dyshohet se ajo është vrarë nga bashkëshorti i saj. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka deklaruar se bashkëshorti I viktimës është shoqëruar në komisariat dhe po kryhet marrja e tij në pyetje në përpjekje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Related article  73-Year-Old Man Spends His Days Volunteering as a NICU Cuddler. Now He's Sharing the 6 Words He Tells Each Baby

“Në shtëpi është hasur edhe bashkëshorti i saj, i cili është shoqëruar në stacionin policor. Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga hetuesit e policisë, forenzikës dhe ekspertët e mjekësisë ligjore, ka lindur dyshimi për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’. Dyshohet se lëndimet e evidentuara në trupin e viktimës janë shkaktuar nga forca duarthatë, pa përdorim të ndonjë arme apo mjeti tjetër”, ka thënë Bytyqi.

Related article  Vjen nje lajm shume i keq per te gjithe qytetaret shqiptare

Kujtojmë se kjo ngjarje vjen vetëm dy ditë pas tragjedisë së ndodhur në Malishevë ku e reja Jetlira Foniqi dyshohet se u ekzekutua me armë zjarri nga bashkëshorti i saj, Egzon Byqyti. 25-vjeçarja e cila ishte në pritje të ëmbël, fatkeqësisht humbi jetën, ndërkohë që Bytyqi vijon të jetë në spital. Siç dhe raportuam më herët, dyshohet se i riu pasi vrau bashkëshorten me foshnjën në bark, qëlloi më pas dhe veten.

Related article  Egzona Ademi ben kallezimin e saj ne Polici
Published inNEWS