Skip to content

Ngjarje tronditëse/ Gjenden pajete burri dhe gruaja! Detajet

Një burrë dhe një grua me origjinë shqiptare janë gjetur të pajetë mëngjesin e kësaj të diele në Nea Smyrni të Athinës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Dy viktimat u konstatuan në hyrjen e një pallati në rrugën “Grigoriou Kydonia”, ku dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri. Gruaja, 45 vjeçe dhe me origjinë nga Shqipëria, kishte marrë disa plagë në trup dhe në fytyrë. Edhe burri që ndodhej pranë saj ishte qëlluar, duke marrë një plagë fatale në kokë.

Related article  Rama merr “sinjalin”/ Bashkimi Europian i thotë “PO” Shqipërisë, deri në shkurt…

Të dhënat e deritanishme tregojnë se asnjëri prej tyre nuk banonte në pallatin ku u gjetën trupat, fakt që ka shtyrë hetuesit të verifikojnë arsyen e pranisë së tyre në atë vend dhe personat me të cilët mund të kenë pasur kontakte përpara krimit.

Related article  Gazetarja e njohur shkon në "vendngjarje", i bën "diss" qeverisë me Llixhat e Bënjës: Tronditet cfare i shohin syte

Çështja po hetohet nga Drejtoria për Luftimin e Krimit të Organizuar. Në zonë janë kryer kontrolle dhe ekspertiza për sigurimin e çdo prove që mund të ndihmojë në identifikimin e autorit apo autorëve.

Related article  Lajm i trishte kete te hene, nderron jete intelektuali i njohur ne vend!

Një nga elementët që mbetet ende për t’u gjetur është arma e përdorur në krim. Paralelisht, autoritetet po punojnë për konfirmimin e identitetit të viktimave, rindërtimin e lëvizjeve të tyre para ngjarjes dhe përcaktimin e motivit të mundshëm të vrasjes.

Published inNEWS