Skip to content

Burri zìhet me gruan, hedh makinen ne det

Momente tensioni u regjistruan të mërkurën pasdite në portin e Cattolica-s, në Itali, ku një makinë me një çift brenda përfundoi në det pas një debati të ashpër mes tyre.

Sipas Rimini Today, ngjarja ndodhi rreth orës 16:00. Në automjetin tip Volkswagen Golf ndodheshin një shqiptar 45-vjeçar, banues në San Giovanni in Marignano, dhe bashkëshortja e tij, një shtetase italiane 40 vjeçe.

Related article  Neighbor Help Shock...

Sipas raportimit të medias italiane, autoritetet po hetojnë dyshimin se, pas debatit, 45-vjeçari e drejtoi qëllimisht makinën drejt kalatës dhe përfundoi në ujërat e portit, me bashkëshorten ende brenda.

Pas goditjes me ujin, dyert e automjetit u hapën. Ndërsa makina po fundosej, burri dhe gruaja arritën të dilnin nga kabina. Disa persona që ndodheshin pranë portit u hodhën në ujë dhe i ndihmuan të dilnin në breg.

Related article  Katër marrëveshje të tjera duke u negociuar, ja kush eshte lajmi i madh

Në vendngjarje mbërritën ekipet mjekësore të urgjencës, zjarrfikësit, karabinierët dhe efektivët e Kapitenerisë së Portit.

Pas marrjes së ndihmës së parë, 45-vjeçari u largua nga vendi përmes zonës shkëmbore dhe humbi gjurmët. Karabinierët kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.

Bashkëshortja 40-vjeçare u dërgua në spital në gjendje shoku. Sipas raportimeve, ajo nuk ndodhet në rrezik për jetën.

Related article  Dy te mitur u mbyten ne Tale, del e verteta e tmerrshme e plazhit ku u mbyten femijet e vegjel

Rimini Today raporton gjithashtu se shqiptari ishte arrestuar një ditë më parë nga karabinierët për rezistencë ndaj autoriteteve, pas një tjetër konflikti me bashkëshorten.

Ndërkohë, autoritetet po punojnë për nxjerrjen e Volkswagen Golf-it nga ujërat e portit dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Published inNEWS