Skip to content

Dalin ne drite detajet tr*nditese nga ngjarja e rende

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Greqi, ku një 41-vjeçar është dërguar për gjykim para Gjykatës së Krimeve të Rënda të Larisës, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht në mënyrë të përsëritur me vajzën 9-vjeçare të bashkëshortes së tij.

Sipas dosjes, ferri për fëmijën e mitur kishte nisur që në verën e vitit 2023.

Nëna e vajzës, e cila ishte shtatzënë, kishte udhëtuar drejt Shqipërisë, duke lënë të bijën e saj nga një martesë e mëparshme nën kujdesin dhe mbrojtjen e 41-vjeçarit.

Related article  Fjolla Morinës i shkatërrojnë makinën, PAMJE nga mjeti i bërë copash

Duke shfrytëzuar mungesën e nënës, i pandehuri e kishte detyruar fëmijën të flinte në të njëjtin shtrat me të, duke nisur ciklin e tmerrshëm të përdhunimeve dhe ngacmimeve të vazhdueshme.

Makthi i 9-vjeçares nuk ka marrë fund me kaq. Abuzimi ka vijuar pa ndërprerje deri në pranverën e vitit 2025, edhe pasi nëna ishte kthyer sërish në Greqi. Fëmija nuk kishte gjetur forcë për të folur, pasi ndodhej nën një terror të plotë psikologjik.

Related article  Fati i Qershorit 2026: Peshqit ne vend te pare, surpriza per te tjerat

Për të mbajtur gojën mbyllur, 41-vjeçari e kishte kërcënuar drejtpërdrejt se do të dëmtonte ose do të vriste të afërmit e saj të ngushtë, konkretisht gjyshen dhe xhaxhain e saj nga ana e babait.

Ngjarja e rëndë ka dalë në dritë vetëm falë ndërgjegjësimit dhe ndërhyrjes së palëve të treta, të cilat u bënë të vetëdijshme për situatën dramatike dhe njoftuan autoritetet.

Related article  Trump Bypasses Congress for Iran Strike – Is It Legal? The DOJ Reacts

Tashmë, 41-vjeçari do të përballet në gjykatë me akuzat e rënda për “përdhunim të përsëritur të një të miture” dhe “abuzim në akt të pahijshëm të një të miture nën moshën 14 vjeç”, për të cilën kujdesi dhe mbrojtja i ishin besuar nga prindi

Published inNEWS