Skip to content

TRNDITET Prishtina! Vinçi këputet papritmas dhe zë poshtë dy persona, 20-vjeçari jep frymën e fundit në spital

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Prishtinë ku një 20-vjeçar ka humbur jetën në vendin e punës, e një tjetër thuhet se ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas mediave vendase, mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak se një vinç është shembur në një vendpunishte, duke rënë nga një lartësi e madhe e duke shkaktuar kështu ngecjen e dy të rinjve nën rrënoja.

Related article  Kur do të merren pagesat e reja për personat me aftësi të kufizuara? Shërbimi Social jep sqarimin

Menjëherë pas ngjarjes autoritetet kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe dyshja është transportuar për në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha për të mbajtur në jetë të rinjtë, njëri prej tyre nuk u ka mbijetuar plagëve të marra. Fatkeqësisht thuhet se ai ka dhënë frymën e fundit në spital.

Related article  Ramës i ka ardhur fundi, Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të forta, ja roli i amerikanëve dhe…

Ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme e po vijojnë me punën për zbardhjen e plotë të rastit.

Sakaq, personi i dytë që mbeti i lënduar nga ngjarja e ndodhur raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Identifikimi i dy të rinjve akoma nuk është bërë i ditur, pritet të dalin detaje të reja në vijim.

Related article  NDRYSHIM i paralajnëruar/ Rama nxjerr njoftimin dhe ka një thirrje: Keni afat deri më

“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se dy persona kanë mbetur të lënduar, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Aktualisht njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë filluar hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Prishtinës Enis Pllana.

Published inNEWS