Skip to content

Rama e konfirmon: Në Shqipëri, do të bëhet kjo gjë

Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish në mbrojtje të nismës “Paketa e Maleve”, duke u kthyer përgjigje kritikëve dhe duke theksuar se ky projekt synon të krijojë mundësi reale ekonomike për banorët e zonave malore, me qëllim parandalimin e emigrimit.

Sipas kreut të qeverisë, zhvillimi i investimeve në harmoni me natyrën është rruga për ta shndërruar Shqipërinë malore në një model zhvillimi të ngjashëm me atë zviceran.

Related article  Tragjedi me të vdekur në shtetin me qindra mijra shqiptare

“Zvicra e vogël sipas meje bëhet duke u dhënë mundësi njerëzve që janë në male që të investojnë në harmoni me natyrën dhe që krijojnë mirëqenie pa qenë të detyruar t’i braktisin malet, për të punuar për të tjerët në Londër, Athinë, apo Mynih. Për t’u dhënë mundësi të rinjve që janë trashëgimtarë të pronave në male, që t’u kthehen maleve. Për të bërë ekonomi, për të fituar më shumë se sa fitojnë në qytet” u shpreh kryeministri, duke folur në një Livestream rrugës për në zonën e Thethit.

Related article  Do ngelni pa mend! Cfarë ka Rama poshtë sediles kur shkon në Surrel

Duke iu përgjigjur kritikave të një komentuesi, Rama vuri në dukje se: “Paketa e maleve do jetë histori e madhe suksesi e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, për të ba Zvicrën e vogël. Po ua them përsëri me dialektin e maleve“.

Related article  Search results for: King Charles responds after Rod Stewart’s comments about Donald Trump spark attention
Published inNEWS