Ngjarje e rëndë, një i vdkur dhe një oficer policie i plgosur pas të shtënave me a*më

Një civil u vra dhe një oficer policie u plagos nga të shtënat me armë zjarri në qytetin Norresundby, në Danimarkën veriore.

Në të njëjtën kohë, autori i krimit u plagos rëndë nga të shtënat e policisë dhe u dërgua në spital.

Related article  Në cilat zona të Shqipërisë do të bjerë shi? Parashikimi surprizë i motit për fundjave qe na prish planet?

E gjitha filloi kur oficerët e policisë shkuan sot në një zonë industriale pas raportimeve për një zjarr në ndërtesë. Me të mbërritur, ata u qëlluan me armë zjarri, sipas një deklarate të policisë.

Related article  Gruaja humb jetën pasi dyshohet se u hodh nga kati i tetë i ndërtesës

Policia iu kundërpërgjigj zjarrit, duke plagosur personin e armatosur. “Burri u dërgua në spital dhe është plagosur rëndë”, thanë autoritetet.

“Një civil dhe një oficer policie që ishin në vendngjarje u goditën nga plumbat. Civili ka vdekur. Oficeri i policisë i plagosur është në gjendje të qëndrueshme”, thuhet në deklaratën e policisë.

Related article  Flitet se po shkon Top Channel! Arbana Osmani më në fund zbulon vjehrrën: “E dua shumë” ajo është femra të cilën…