Skip to content

Aksident i rëndë, dy persona humbin jetën në vendngjarje

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Qyrkan të Njësisë Administrative Gostime, në Bashkinë Cërrik.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa si pasojë e përplasjes dy persona kanë humbur jetën.

Related article  Jep dorëheqjen polici i njohur pas tensioneve në protestë

Mësohet se viktimat kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa identitetet e tyre ende nuk janë bërë të ditura.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa të dy automjetet janë shkatërruar plotësisht dhe njëri prej tyre pas përplasjes ka dalë jashtë rruge.

Related article  Ngjarje e rende mbremjen e sotme

Në zonë kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut të përplasjes.

Related article  Ngjarje tronditëse/ Gjenden pajete burri dhe gruaja! Detajet
Published inNEWS