Skip to content

E rëndë në vend, zjarr në një pallat, humb jetën nje person

Një zjarr i rënë në një apartament pranë pastiçerisë “Tasho”, në qytetin e Korçës, i ka marrë jetën një 74-vjeçari.

Sipas informacioneve paraprake, flakët përfshinë një apartament në një nga katet e pallatit, ndërsa tymi u përhap me shpejtësi në të gjithë godinën. Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e policisë, të cilat evakuuan banorët.

Related article  Dhimbje e pafund, del foto e dy shqiptareve

Si pasojë e zjarrit, humbi jetën 74-vjeçari me inicialet U. Hysolli, i cili ndodhej në banesë.

Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga pakujdesia, por shkaku i saktë nuk është konfirmuar ende.

Related article  Termeti godet vendin turistik! Ja cfare dihet deri me tani (Detajet)

Pas shuarjes së flakëve, grupi hetimor do të kryejë veprimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Published inNEWS