Skip to content

Dyfishohen pagesat për kete kategori, e konfirmon shteti

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, ka zhvilluar një takim me prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Qendrën e Shërbimeve Komunitare të Integruara në Prush, ku prezantoi masat e reja të qeverisë në mbështetje të kësaj kategorie dhe familjeve të tyre.

Gjatë bashkëbisedimit, Sala theksoi se, duke nisur nga 1 korriku 2026, është dyfishuar pagesa mujore për rreth 11 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara. Njëkohësisht, do të njihen kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për 14 mijë ndihmës personalë që kujdesen për fëmijë dhe të rritur me aftësi të kufizuara.

Related article  Building the White House Ballroom Shouldn't Be a Partisan Issue After Horrific WHCD Shooting

Sipas ministres, fondet për zbatimin e këtyre masave janë siguruar përmes Aktit Normativ, ndërsa ato janë pjesë e angazhimeve të programit qeverisës “Shqipëria 2030”, që synon forcimin e mbështetjes sociale dhe përmirësimin e mirëqenies së familjeve.

Related article  Federal judge rules in Trump deportation clash with anti-Israel ringleader

READ MORE Berisha “ZH DUK” Flamur Nokën, pasi të marrë sërish PD, del emri: Ja kush do jetë pasardhësi i Saliut në krye të PD
Gjatë vizitës, Sala vlerësoi edhe punën e Qendrës së Shërbimeve Komunitare të Integruara në Prush, duke e cilësuar atë si një model të suksesshëm të ofrimit të shërbimeve sociale pranë komunitetit, që kontribuon në rehabilitimin, përfshirjen dhe zhvillimin e potencialit të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Related article  Representative Ocasio-Cortez dispatches an urgent letter to the DOJ in response to a threat from Homan.

“Synimi ynë është që çdo person me aftësi të kufizuara dhe çdo familje të ndiejë mbështetjen konkrete të shtetit përmes politikave që garantojnë dinjitet, përfshirje dhe mundësi të barabarta”, u shpreh ministrja Evis Sala.

Published inNEWS