Skip to content

Mori “gjkun” e të atit, ja cfare i ndodhi Florian Pervathit

Florian Përvathi i riu nga Lezha i dënuar për vrasjen e Lek Lekgjonajt, pritet të përfitojë nga amnistia penale, pas vendimit që i hapi rrugë lehtësimit të dënimeve për një kategori të dënuarish.

Përvathi ishte dënuar me 8 vite burg në vitin 2022 për një ngjarje që tronditi opinionin publik, pasi motivi i krimit lidhej me një histori të vjetër gjakmarrjeje mes dy familjeve.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 24 janar 2022, në fshatin Manati të Lezhës. Në mesditë, Lek Lekgjonaj 65 vjeç u qëllua me armë zjarri në oborrin e banesës së të afërmve të tij. Sipas hetimeve, pas kësaj vrasjeje qëndronte dëshira e të riut për të “marrë gjakun” e babait të tij, Gjon Përvathit i cili ishte vrarë vite më parë.

Related article  Lefty judge makes major threat after federal agents arrest Judge Hannah Dugan

Historia që çoi në këtë ngjarje nis në vitin 2009 kur Ndue Lekgjonaj, vëllai i Lek Lekgjonajt, i mori jetën Gjon Përvathit. Në të njëjtën ditë, nëna e Florianit e mbërthyer nga dhimbja dhe tronditja e madhe, i dha fund jetës duke pirë fostoksinë. I mitur vetëm 4 vjeç në atë kohë, Floriani mbeti pa prindër dhe u rrit nën hijen e një konflikti familjar që do të shënjonte në jetën e tij.I rritur me barrën e një historie të trashëguar dhimbjeje, ai e kishte shprehur ndër vite dëshirën për të vendosur atë që ai e konsideronte si “drejtësi” për babain e tij. Në janarin e vitit 2022, ai ndërmori aktin që do ta kthente në autorin e një tjetër krimi në zinxhirin e hakmarrjeve mes dy familjeve.

Related article  Do ngelni pa fjalë! Po mblidhnin jonxhë në arë, si vru vëllai të vëllanë në Kavajë, cila qe arsyeja pse nuk duroi dot

Pas vrasjes Përvathi u dorëzua në polici dhe pranoi autorësinë e ngjarjes, duke shpjeguar edhe motivet që e kishin çuar drejt këtij veprimi. Gjykata e dënoi atë me 8 vite burg, ndërsa për shkak të moshës së tij të mitur në momentin e kryerjes së veprës penale, çështja u trajtua sipas dispozitave për të miturit.

Related article  Tro*ditëse! Në këto qytete të Shqipërisë kushërinjtë martohen me njëri-tjetrin, ja ne cilat qytete
Published inNEWS