Skip to content

Ngjarje e rende kete te diel, dalin detajet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në Korçë, ku një konflikt banal mes dy personave rrezikoi të kthehej në tragjedi. Një person ka mbetur i plagosur rëndë pasi është goditur me sëpatë.

Bëhet me dije se dy personat e përfshirë në konflikt kishin debatuar ashpër me njëri-tjetrin mbrëmjen e djeshme.

Related article  E vrau sepse kishte hyrë për të vjedhur, kush është shqiptari që u vra në Itali, baba i një djali të vogël

Por duket se “gjakrat” nuk janë ulur, pasi ditën e sotme ata janë takuar sërish dhe njëri prej tyre ka marrë një sëpatë, me të cilën ka goditur personin tjetër, duke i shkaktuar plagë të rënda.

I dëmtuari është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku raportohet se ka marrë dëmtime të rënda në pjesën e shpatullës si pasojë e goditjes me sëpatë.

Related article  E bujshme! Edi Rama jep lajmin e madh: Do japim 4000 mijë shtëpi për çiftet e reja, ja kushtet e kredive

Po ashtu, raportohet se, pas ndërhyrjes së mjekëve, i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vijon të mbahet nën monitorim.

Related article  E bujshme! Do dëbohen shqiptarët nga Gjermania? Flet deputeti Teich i AfD-së pas fitores

Policia ka reaguar menjëherë dhe ka arrestuar autorin e sulmit, i cili është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Korçës për procedime të mëtejshme.

Ndërkohë, grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen të gjitha veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij konflikti.

Published inNEWS