Skip to content

E fundit! Përplasen 6 makina pranë doganës së Morinës, ishin nisur për

Shtatë persona raportohet se kanë mbetur të plagosur mëngjesin e kësaj të shtune në kilometrat e fundit të autostradës Ibrahim Rugova, pranë doganës së Morinës që lidh Kosovën me Shqipërinë. Mes tyre, është një fëmijë dhe një grua shtatzënë.

Siç raportohet nga vendngjarja, aksidenti ka ndodhur brenda territorit të Kosovës dhe të përfshirët në këtë ngjarje rrugore, pas pak kilometrash do të kalonin doganën për të hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Related article  Trump makes bombshell claim about text to Melania as he reveals message on his phone

Të gjithë personat e lënduar janë dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe nuk raportohet për viktima. Gruaja shtatzënë ishte në muajin e shtatë dhe po udhëtonte drejt vendit tonë, pasi në fundjavë, mijëra shqiptarë të Kosovës kalojnë kufirin për të pushuar në plazhet tona.

Përplasen 6 makina pranë doganës së Morinës, ishin 

Përplasen 6 makina pranë doganës së Morinës, ishin nisur për në Shqipëri

Për shkak të aksidentit, njëra korsi e autostradës në drejtimin Prizren–Morinë është bllokuar, duke shkaktuar kolona të gjata automjetesh dhe vonesa në qarkullim. Më vonë gjatë ditës, pritet të zbardhen dhe shkaqet e ngjarjes rrugore.

Related article  Social Media Star Laura Clery Says Her ‘Worst Nightmare’ Came True After She Was ‘Almost Killed’ by Falling 600-Lb. Fridge

Nga pamjet, shihet se mes makinave të aksidentuara janë dhe disa mjete luksoze, të cilat kanë marrë dëmtime të rënda në pjesën e pasme të karrocerisë. Konkretisht, në aksidentin zinxhir janë përfshirë gjashtë automjete.

Published inNEWS