Skip to content

Pasi ‘ia vunë kryqin’ në rrugët e Tiranës, vjen reagimi i këngëtarit Alban Skënderaj!

Fushata e ashpër e protestuesve në Tiranë, të cilët u veshën “kryq të kuq” në portrete disa prej figurave më të njohura publike për shkak të heshtjes së tyre ndaj situatës në vend, ka sjellë reagimin e parë nga bota e artit.

Këngëtari Alban Skënderaj, emri dhe imazhi i të cilit u shënjestruan në rrugët e kryeqytetit, ka thyer heshtjen përmes një deklarate të gjatë në rrjetet e tij sociale.

Artistit i është dashur të marrë një vendim të vështirë, duke njoftuar zyrtarisht shtyrjen e koncertit të tij të madh të titulluar “MOTIV”, i cili ishte planifikuar të mbahej këtë gusht në qytetin e Vlorës.

Related article  Nuk e priste askush! Rama jep lajmin e madh: Në Shqipëri, do të hapet…

Përmes një shkrimi të ndarë me ndjekësit, Albani ka sqaruar se ky produksion gjigand ishte përgatitur me muaj të tërë dhe me shumë pasion për të gjithë pushuesit dhe qytetarët, por situata aktuale e ka detyruar të rishikojë planet e tij:

“Megjithatë, për shkak të situatës së krijuar në vend kam vendosur që koncerti i planifikuar në Vlorë të mos zhvillohet ose të shtyhet për një datë të pacaktuar,” u shpreh ai.

Related article  Twisted new details emerge about rich tourists who ‘paid $61,000 to shoot innocent people on human safari trips’

Më tej, këngëtari theksoi se për të muzika ka një mision më të lartë sesa thjesht një profesion – atë të bashkimit dhe të shpresës në momente distancimi.

Ai mbylli reagimin e tij me një urim që gjithçka të zgjidhet në mënyrë paqësore dhe qytetare.

Ky qëndrim i Alban Skënderajt vjen në një kontrast të fortë me atë të kolegëve të tij në industrinë e muzikës.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, këngëtari Yll Limani zgjodhi të mbante koncertin e tij në Tiranë pavarësisht protestave aktive në rrugë.

Related article  The Kawhi Leonard renaissance that the NBA didn't see coming

Ky veprim dhe injorimi total i situates pa asnjë reagim apo tentativë për shtyrje, bëri që publiku dhe rrjeti të shpërthente në kritika të ashpra dhe ofendime ndaj tij.

Vendimi i Albanit për të sakrifikuar një projekt kaq të madh në shenjë respekti ndaj protestës tregon se presioni i fushatës “Cancel” në Tiranë ka filluar të japë efektet e para mbi ndërgjegjësimin e VIP-ave shqiptarë.

Published inNEWS