Skip to content

‘Paralizohet’ Tirana, Diaspora sot e gjitha në shesh! Zbuloheni plani befasues cfare do ndodhe sot para Kryeministrise

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh nga diaspora kanë mbërritur këtë të shtunë në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së paralajmëruar kundër kryeministrit Edi Rama dhe kastës politike.

Kolona e gjatë automjetesh në hyrje të Tiranës, ka krijuar paralizim të trafikut. Ata brohorasin “Rama në burg, Berisha në burg”.

Tirana ‘skuqet’ sërish/ Diaspora sot e gjitha në shesh

Njëri prej koordinatorëve të protestës deklaroi se pjesëmarrësit kanë udhëtuar drejt Shqipërisë nga disa vende europiane. Sipas tij, një pjesë kanë hyrë në territorin shqiptar përmes pikës kufitare të Muriqanit, ndërsa të tjerë kanë mbërritur përmes Igumenicës.

Related article  The bizarre new trend in the homes of the super rich beloved by Kim Kardashian and Jeff Bezos

Organizatorët thanë se mes pjesëmarrësve ka shqiptarë që vijnë nga Zvicra, Italia, Greqia, Belgjika, Franca, Austria, Britania e Madhe dhe Gjermania. Ata shtuan se shumë prej tyre kanë udhëtuar për rreth dy ditë për të qenë të pranishëm në protestë.

Sipas koordinatorit, mobilizimi synon të bashkojë zërin e diasporës në mbështetje të protestës, duke theksuar se tubimi do të ketë karakter politik.

Në deklaratën e tij, ai i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen dhe të hapë rrugën për krijimin e një qeverie tranzitore apolitike.

Protesta është paralajmëruar si mbarëkombëtare, ndërsa një numër i madh pjesëtarësh të diasporës pritet t’i bashkohen revoltës që vijon prej 35 ditësh.

Related article  Bill Maher says he knows how MAGA voters really feel about Trump's first 100 days

Tubimi i protestuesve do të nisë në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas me marshimin drejt godinës së Kryeministrisë. Plani befasues eshte qe maxhoranca e disapores para Kryeministrise do të paraqese kërkesat e tyre.

Related article  Zbardhet deshmia e gruas qe i mori jeten 32 vjecarit

Dorëheqja e kryeministrit Edi Rama mbetet kërkesa kryesore e protestës. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e kësaj kërkese, duke u bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht.

Published inNEWS