Skip to content

Policia jep njoftimin urgjent pas ngjarjes se rende ne Fier! Mesohet se dy persona (detaje)

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fier–Levan, pranë zonës së njohur si “Qafa e Koshovicës”, duke lënë të plagosur dy persona.

Raportohet se, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana që ende nuk janë sqaruar. Si pasojë e goditjes së fortë, të dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur.

Related article  VIDEO/ E frikshme tek Liqeni Artificial, dalin pamjet e tmerrshme që po bëjnë xhiron e rrjetit

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri më tani, nuk ka të dhëna zyrtare për gjendjen e tyre shëndetësore.

Related article  Ish-deputeti demokrat sulmon votuesit e tij, që janë ngritur në protestë kundër Qeverisë: Ju nuk meritoni keqardhje, o hipokritë dhe të pafytyrë

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa po merren edhe masa për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.

Related article  E fundit! Qytetarët vërshuan në shesh kundër projektit në Zvërnec/ Rama reagon:

Aksi Fier-Levan konsiderohet prej vitesh një nga segmentet më problematike për aksidentet rrugore, veçanërisht gjatë sezonit veror, kur fluksi i automjeteve rritet ndjeshëm.

Published inNEWS