Skip to content

Shuhet legjenda qe ia dedikoi jeten brezave te rinj

Është ndarë nga jeta në moshën 92 vjeçare, ish-basketbollisti i shquar i Lomokotivës së Durrësit, Gjon Luli.

Këtë lajm të trishtë e ka njoftuar Akademia Sportive Goga Basket, që shkruan se ikona e mësuesit të basketbollit mbylli sytë përgjithmonë mbrëmjen e së hënës, duke lënë kështu dhimbje tek ata që e njohën dhe mësuan prej tij.

Related article  Hillary Clinton trolls Trump with three brutal words

I lindur më 16 tetor të viti 1934, Luli u konsiderua në mbarë komunitetin sportiv si një sportist i rrallë që ia dedikoi jetën dhe kohën brezave të rinj.

Related article  Dan Bongino Back at Work as Trump Fumes Over Epstein Clash

Ia dedikoi jetën dhe kohën brezave të rinj, ish-basketbollisti i

Ai i përkiste brezit të artë të sportistëve që hodhën themelet e basketbollit durrsak në vitet ’50 dhe ’60, teksa ishte edhe pjesë e Lokomotivës, ekip që përfaqësonte me krenari qytetin në kampionatet kombëtare.

Related article  Policia gjeti trupin e dekompozuar te 34-vjecarit! Dalin pamjet, familjaret bejne veprimin urgjent

Një largim i dhimbshëm, por me kujtimet e tij që do të vijojnë të mbeten një kujtesë e gjallë për të gjithë ata që u ndikuan prej “mentorit” që edukoi dhe udhëhoqi një brez drejt suksesit.

Published inNEWS